Qytetarët pranojnë mesazhe përmes profilit të rremë të kryetarit të Obiliqit
Llogari të rreme në emër të kryetarit të Obliqit, Xhafer Gashi po qarkullojnë në rrjetet sociale, ndonëse rasti është raportuar në polici dhe është nën hetime. Kësaj radhe në emër të tij po u dërgoh
Llogari të rreme në emër të kryetarit të Obliqit, Xhafer Gashi po qarkullojnë në rrjetet sociale, ndonëse rasti është raportuar në polici dhe është nën hetime.
Kësaj radhe në emër të tij po u dërgohen mesazhe qytetarëve. Lidhur me këtë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka reaguar Gashi. Ai u ka bërë apel qytetarëve që mos të bien pre e këtyre mesazheve.
“Qytetarë të nderuar, Në Facebook, po vazhdon të jetë aktivë, një profil i rremë nën emrin tim, i cili po shpërndan mesazhe të ndryshme, duke kërkuar dokumente personale të qytetarëve! Ju bëjë thirrje të gjithëve që të injoroni çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, si dhe ju konfirmoj se profili i vetëm i vërtetë është ky që aktualisht kam në përdorim,njëkohësisht kam ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente, uroj që shpejtë të përfundojnë procedurat dhe të zbardhet ky rast!”, ka shkruar Gashi.
Edhe ditë më parë Gashi ka bërë të ditur se janë hapur llogari të rreme në emër të tij, madje me 7 janar ai e ka inciuar rastin në polici./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






