Polica po heton llogaritë e rreme të hapura në emër të kryetarit të Obliqit

 

Kryetari i Obliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se janë hapur llogari të rreme në rrjetet sociale në emër të tij. Ai e ka raportuar rastin edhe në polici.

“Gjatë ditëve të fundit, janë hapur disa profile fallco(të rreme) në emër tim, ju njoftoj se profili i vetëm i vërtetë është ky që aktualisht kam në përdorim dhe në të cilin ju njoftoheni për të gjitha projektet dhe të arriturat e komunës sonë, bashkëngjitur me faqet zyrtare të komunës! Çdo profil tjetër është fallco (sikur ky mëposhtë ) dhe ju kërkojë që të injoroni informatat apo çfarëdo lloj mesazhi të padëshiruar që mund të ju arrijë nga ana e tyre! “, ka bërë të ditur Gashi Para dy ditësh k.

Megjithatë, i pari i Obiliqit nuk e ka lënë me kaq. Ai e ka raportuar rastin në polici. Kjo e fundit ka bërë të ditur se është inicuar.

Ankuesja femër kosovare zyrtare e Komunës së Obiliqit ka informuar se persona të pa njohur, në rrjetin social facebook kanë hapur llogari të rreme në emër të kryetarit të komunës. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.”, ka njoftuar policia./21Media

Back to top button