Qytetarët serbë fillojnë t’i largojnë tendat në Jarinjë

Qytetarët serbë janë duke i larguar tendat të cilat i kishin vendosur në afërsi të pikës kufitare Jarinjë.
Të shtunën, më 2 tetor, ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Në Jarinjë nuk ka më kamiona të protestuesve.
Këto dy pika kufitare ishin bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi./21Media

Back to top button