Qytetarët të zhgënjyer me ministrin e financave, e quajnë “mashtrues”

Qytetarët e Kosovës e kanë kritikuar ministrin e financave, Hekuran Murati i cili në fundjavën e kaluar foli për rritje ekonomike. Sipas tyre e vetmja rritje në Kosovë është ajo e çmimeve ndëkrohë që deklaratat e ministrit i kanë quajtur gënjeshtra. Njohës të fushës ndërkaq e cilësuan deklaratënh e Muratit manipulim me shifra

Ministri i financave Hekuran Murati zgjodhi fund javën që përmes rrjeteve sociale të flas për rritje ekonomike prej 3.9 për qind gjatë vitit 2024 duke e cilësuar atë si të protshme për qeverinë. Sipas tij kjo rritje ka vazhduar edhe edhe në tremujorin e vitit 2024

“Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme”.

Sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona.

“Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”.

Por deklaratat e ministrit Hekruan Murati janë pritur me dyshime nga qytetarët, të cilët kanë adresuar kritika të ashpra ndaj tij.

“Ku rritje ekonomike po veç rrena janë ka rritje të inflacionit 40% mjerë na prej që është kjo qeveri na ka marrë n’qafë”, tha për rtv21 një qytetar.

“Mashtrim, kjo është veç lavdatë e ministrit, partisë në pushtet realiteti është ndryshe”, tha një qytetar tjetër.

“Ka rritje të çmimeve se rritje të ekonomisë jo”, u shpreh për rtv21 një qytetar.

Për ish-ministrin e financave Haki Shatri, deklaratat e pasardhësit të tij Hekuran Murati, nuk janë asgjë tjetër përveç se fushatë elektorale. Madje Shatri thotë se deklarata të tilla do të shpeshtohen por thotë ai realiteti qëndron ndryshe. Ai ka numëruar ngecjet në sektorin e ekonomisë për çka sipas tij nuk qëndrojnë shifrat që paraqet minstri i financave.

“Jo more ka ngecje në investime kapitale ka ngecje në prodhim industrial ka shtrenjtim të energjisë elektrike, pra ky po i nxjerrë do shifra që po i konvenojnë po i fsheh ato që spo i konvenojnë, 200 mijë qytetar më pak i ka në këta 3 muajt e parë të këtij viti pra nuk mund të themi se kemi rritje ekonmike nuk mundet me e mashtru kërkon, vetëm nëse ka një shkop magjik në fund të mandatit edhe e ndryshon”, tha Shatri.

Njohës të fushës së ekonomisë në vazhdimësi kanë shprehur kritika në drejtim të qeverisë për çështje ekonomike sipas tyre masat dhe subvencionet e përqendruara në skema sociale vetëm sa e kanë rënduar edhe më shumë ekonominë e vendit./RTV21/21Media

Back to top button