Qytetari dorëzon kuletën e gjetur me të holla në polici

Sot në Stacionin Policor Pejё ёshtё paraqitur qytetari Gjelal Mulaj, i cili e kishte gjetur njё kuletё nё njё qendër tregtare nё Pejё.

Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e njёzet dollarë amerikanë, pesёdhjetё e gjashtё euro e pesёmbёdhjetё centë dhe njё kartelë identifikuese.

Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe atij iu ka kthyer kuleta me të holla.

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Back to top button