Qytetari dorëzon në Polici kuletën e gjetur me para dhe dokumente

Një qytetar në Viti ka dorëzuar në Polici një kuletë të gjetur me para dhe dokumente.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00.

“Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25 nё stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang Zvicerane. Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjet personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Me këtë rast, Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare./21Media

Back to top button