Qytetari e gjen kuletën e mërgimtarit me afro 2000 euro dhe ia kthen atij
Një qytetar në Viti të enjten rreth orës 12:25 ka gjetur një kuletë me rreth 2000 euro në të dhe e ka dorëzuar në polici.
Siç njofton policia, në kuletë nuk kishte asnjë dokument identifikues.
“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit me e identifikuar personin (një mërgimtari) që i kishte humb Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin. Pronari i Portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer Portofolin”, thuhet në njoftim./21Media