Qytetari e gjen një kuletë me mbi 2 mijë euro, e dorëzoi në Polici

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se qytetari V. Ramadani sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë u ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale.
Policia ka njoftuar se menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
“Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimine Policisë./21Media

Back to top button