Qytetari me veturë tenton t’i godas policët

 

Polica e Kosovës ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me veturë ka tentuar t’i godas zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturën Golf me targa lokale ka tentuar t’i godet zyrtaret policor, që ishin në pikë kontrolli. Zyrtari policor me qellim që ta ndalojë veturën dhe që ta mbrojë jetën e kolegut si dhe në vetëmbrojtje ka nxjerre revolen dhe ka shtënë me një predhë në drejtim të gomës së veturës së dyshuar, mirëpo vetura nuk është ndaluar dhe ka vazhduar me të njëjtën shpejtësi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se pas një kohë, i dyshuari mashkull kosovar vet është paraqitur në stacion, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button