Arrestohet gjakovari pasi bashkëjetoi me një të mitur
23 Gusht 2020
Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me një vajzë nën 16 vjeç.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:50 në Gjakovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur”, ka konfirmuar policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media