Qytetari transportonte 332 pula ilegalisht
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të transportimit ilegal të kafshëve.
Një qytetari nga fshati Ranilluk, Policia i ka gjetur dje 332 pula pa dokumentacionin përkatës në automjetin e tij.
Sipas të dyshuarit, pulat i kishte blerë pa dokument për shitje nga një i dyshuari tjetër. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me udhëzim të inspektorit të AVUK-të pulat i janë kthyer pronarit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?