Qytetarit nga Gjakova i shpëtohet jeta në Aeroportin e Prishtinës

Falë reagimit të shpejt të një polici, një anëtari të Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica dhe stafit mjekësor në Aeroportin e Prishtinës, sot i është shpëtuar jeta një qytetari që ka humbur ndjenjat para terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Policia e Kosovës njoftoi se qytetari është identifikuar si F.Q, 49 vjeçar nga Gjakova.
“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-polmular dhe t’i stabilizohet gjendja. I njëjti dërgohet për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media
 

Back to top button