Qytetarja dorëzon në Polici një kuletë me plot para

 

Dje në mbrëmje një qytetare e Ferizajt, A.K 21 vjeçare njëkohësisht edhe punëtore në restaurantin ”Burger King”, ka gjetur një portofol që i përkiste një burri B.S 23 vjeç.

”Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe dokumentet, 179.53 euro, 50 denar MKD, 5 liraTR, , letërnjoftimi i RKS-së , patentë shoferi, indexi universitar dhe kartela e bankës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren A.K, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./21Media

Back to top button