Qytetarja nga Suhareka: Askund nuk e gjeta emrin tim, si me qenë në botë tjetër

Një qytetare nga Suhareka nuk ka mundur të gjejë emrin e saj listat e personave që mund të votojnë sot për zgjedhjet lokale.
Ajo theksoi se monitoruesit i kanë i thënë që KQZ nuk e ka vendosur emrin e saj në listë.
”Askund se gjeta emrin tim, si me qenë në botë tjetër”, tha qytetarja.

Ndërkaq, sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale dhe lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021.
Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues, të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare./21Media

Back to top button