“Qyteti i rrethuar i Mariupolit përballet me mungesë ushqimi”

Deputeti ukrainas, Dmytro Gurin tha se autoritetet në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit besojnë se u kanë mbetur në dispozicion vetëm për tri ditë furnizimet ushqimore.

Dmytro Gurin, prindërit e të cilit jetojnë në Mariupol, tha se zyra e kryetarit i kishte thënë se rrugët e qytetit janë të mbushura me trupa dhe se autoritetet janë detyruar të gërmojnë një “varr masiv për 33 persona, sepse varrezat janë të paarritshme për shkak të bombardimeve.”.

“Tani kemi situatën ku civilët dhe qytetet bombardohen. Prindërit e mi jetojnë në lagjen lindore të Mariupolit, nuk ka asnjë infrastrukturë ushtarake në këtë zonë dhe nuk ka pasur asnjëherë”, tha Gurin, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar” dhe i kërkoi SHBA-së që të lejojë Poloninë të pajisë Forcën Ajrore të Ukrainës me avionë të vjetër luftarakë MiG-29.

“Pyetja e vetme se kur duhet t’i bashkohen këtyre forcave është sa ukrainas vdesin dhe sa ukrainas do të vdesin brenda një jave”, argumentoi ai./21Media

Back to top button