Osmani: Rugova la pas një veprimtari të bujshme politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.
“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të z. Haki Rugova, ish-kryetar i Komunës së Istogut në disa mandate, aktivist politik i hershëm dhe kontribues në shumë procese politike në vend”, thuhet në telegramin e presidentes.
Osmani ka thënë se Rugova ka lënë pas një veprimtari të bujshme politike.
“Ai la pas një veprimtari të bujshme politike, të njeriut të angazhuar aktivisht që nga vitet e 90-ta. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve e bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Rugova! I përhershëm qoftë kujtimi për z.Haki Rugova!”, përfundon telegrami ngushëllimit./21Media

Back to top button