Qyteti Windsor, i pasigurt për kremtim në fundvit për shkak të Omicron-it

 
Dritat për Krishtlindje u ndezën sërish në Windsor të Britanisë së Madhe.
Kjo është arsye për të kremtuar, por banorët e atjeshëm janë entuziastë të dinë se a thua në çfarë mase lejohen kremtimet këtë vit.
Kur dritat u ndezën në këtë vend javë më parë, rrugët, restorantet dhe baret u mbushën me njerëz, secili i gatshëm për të harruar izolimin që ndodhi për Krishtlindje vitin e kaluar, dhe për të vazhduar me kremtimet.
Por tani, një hije pasigurie ka mbuluar banorët e atjeshëm, e kjo ndodhi për shkak të përhapjes së variantit të ri të COVID-19.
Tani ekziston frika nga transmetueshmëria e lartë e variantit të ri Omicron.
Sipas autoriteteve britanike, numri i të infektuarve me Omicron dyfishohet çdo të dytën apo tretën ditë, dhe sipas kësaj, ky variant mund të dominojë në vend brenda disa ditëve.
Kjo pasiguri mjafton për të anuluar kremtimet me pjesëmarrje të personave në vende me kapacitet të plotë.
Sivjet po ashtu nuk është e sigurt as nëse mbretëresha Elizabeta do të qëndrojë në Windsor, apo do të shkojë në Sandringham për të kaluar sezonin festiv.
Sa i përket dekorimeve dhe ndriçimeve në Windsor për kremtat e fundvitit, atje u hapën katër ekspozita të cilat bëjnë që parqet të duken si tokë mrekullish. Ato do të qëndrojnë të hapura deri në muajin janar 2022, megjithatë, për shkak të pandemisë, mbetet të shihet se sa do të jetë numri i vizitorëve atje./21Media

Back to top button