Gjykata merr vendimin për Lefter Kokën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën arrest me burg për ish ministrin e Mjedisit në Shqipëri, Lefter Koka.
Ai ka mohuar akuzat e ngritura kundrejt tij për aferat me inceneratorët, duke përfituar 3.7 milionë euro.
Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Kujtojmë se në kërkim janë shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Avokati Fatmir Braka, ka folur për mediat pasi Gjykata la në burg ish ministrin.
Braka tha se fillimi i këtij procesi është politik. Sipas tij, nuk është normale që një ish ministër të jetë nën hetim ndërkohë që nuk është pyetur asnjëherë në lidhje me këtë ngjarje.
“Koka mbajti qëndrimin që i përgjigjet realitetit e të vërtetës që është i pafajshëm. Konfirmoi se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat që janë aplikuar për impiantin në Elbasan. Kur zoti Koka nuk ka përgjegjësi nuk aludon fare për përgjegjësinë e ndonjë personi tjetër. Nuk është normale që një ish ministër, ish deputet, të jetë nën hetim kur nuk është pyetur asnjëherë. Fillimi i këtij procesi ka qenë politik dhe sot mora vesh që është bërë një shtojcë e kallëzimit nga LSI”, tha avokati./vizionplus

Back to top button