R.Kelly është i fejuar me një nga viktimat e tij

Artisti R.Kelly i cili u shpall fajtor për abuzim seksual thuhet se është i fejuar me njërën nga viktimat e tij.
Në një letër drejtuar një gjyqtari, Joycelyn Savage(e fejuara) i kërkoi gjykatës për t’i dhënë një dënim më të butë Kelly-t, për shkak se ajo tashmë është e fejuar me të.
“Emri im është Joycelyn Savafe dhe unë jam e fejuara e Robert Kelly-t. Po shkruaj këtë letër në mbështetje të Robertit përpara dënimit të tij, në mënyrë që t’i shpjegoj gjykatës se nuk jam viktima që më ka paraqitur qeveria”, shkroi ajo në letër.
Shkrimi lë të kuptohet se letra i është dorëzuar gjykatës përpara se Kelly të shpallej fajtor.
Savage vazhdoi duke e përshkruar marrëdhënien mes tyre si të mahnitshme dhe e quajti Kellyn si “gjëja më e mahnitshme që i ka ndodhur”.
“Ne kemi një lidhje shumë të veçantë dhe jemi thellësisht të dashuruar. Roberti nuk është përbindëshi që qeveria e ka përshkruar. Ai është shumë i vendosur dhe i fokusuar në qëllimet e tij dhe gjërat që janë thënë kundër tij janë të pavërteta”, shkroi ajo më tej në letër, raportojnë mediat lokale.
Ndërkaq, R. Kelly 2 javë më parë u dënua me 30 vjet burgim për abuzim seksual me të mitura./21Media

Back to top button