Ra aksidentalisht në lumin Mavrova, humbi jetën qytetari nga Ferizaj

Sot gjatë ditës ka vdekur një 69-vjeçar nga Ferizaj, ku si pasojë e mos kujdesit ka rënë në lumin Morava, afër Pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se sipas informacioneve të para i ndjeri ka qenë së bashku me djalin dhe vajzën e tij të cilët me veturë ishin nisur në drejtim të pikës kufitare “Dheu i bardhë”, ku në afërsi të parkingut viktima është afruar dhe ka rënë aksidentalisht në lum.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marre një informatë me 05.03.2024 rreth orës 16:00 se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës ( R. M. 1955 ) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dhe I bardhë’’. Të njejtin dyshohet se uji e ka bartur në territorin e R. Sërbisë dhe trupi I pajetë tani veq është nxjerrë nga lumi në afersi të Pikës Kufitare ,,Dheu I bardhë’’ . Sipas informatave të para I ndjeri së bashku me fëmijtë e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu I bardhë ‘’ . Në afersi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai ka rënë aksidentaliaht në lum”, ka thënë Hashani.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimëws është dërguar në Isntitutin e Mjeksisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse, dhe rasti po hetohet./21Media

 

Back to top button