Kaloni te përmbajtja kryesore

Ra në kontakt me rrymën duke punuar, vdiq 34-vjeçari nga Malisheva

Një 34-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur si pasojë e kontaktit me enërgjinë elektrike.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në vendin e punës të shtunën, ndërsa sot është njoftuar nga spitali i Prizrenit për vdekjen e pacientit.

Viktima është V.M, nga Seniku i Malishevës.

“Një person vdes në vendin e punës, dyshohet si pasoj e kontaktit më rrymën Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.R. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetesore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontak me rrymën elektirke. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s. Me urdhër të prokurorit êshtë inicuar rast. Me vone me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetusit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhër që trupi I pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë. Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren”, ka thënë Bytyqi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button