Kaloni te përmbajtja kryesore

Ra në kontakt me rrymën, humb jetën një person në Ferizaj

Një person ka humbur jetën në Ferizaj, pasi ra në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të premten në mesditë, në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, kurse me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button