Ra sistemi TIMS, Rama: Sulm kibernetik nga Irani

Rënia e sistemit TIMS ka ndodhur për shkak të një sulmi kibernetik nga Irani, i ngjashëm me atë të shërbimeve qeveritare ne korrik.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se sulmi është bërë nga të njëjtët agresorë.
Ekspertët e IT-së zbuluan se në sistem kishte patur edhe të tjerë që ishin futur.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkroi ai ne Twitter.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Thesari Amerikan i Shtetit ka sanksionuar Ministrinë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si dhe ministrin Esmail Khatibi, për shkak të sulmeve të vazhdueshme kibernetike të bëra që nga 2007.
Republika Islamike e Iranit u shpall përgjegjëse edhe për sulmin kibernetik të 17 korrikut ndaj shërbimeve qeveritare të Shqipërisë.
Më 7 shtator 2022 Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe urdhëroi largimin e trupës diplomatike dhe personelit të ambasadës së Iranit brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Më 9 shtator 2022 Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Iranit për sulmet kibernetike, përfshirë dhe atë ndaj Shqipërisë./oranews

Back to top button