Charles emërohet zyrtarisht Mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Charles III u shpall sot zyrtarisht si mbret i Britanisë, në një ceremoni të zhytur në traditën e lashtë dhe simbolikën politike, që për herë të parë, u transmetua drejtpërdrejt, raporton Associated Press.
Charles u bë automatikisht mbret kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq të enjten, por ceremonia e pranimit është një hap kyç kushtetues dhe ceremonial në prezantimin e monarkut të ri në vend.
Është hera e parë që ceremonia mbahet që nga viti 1952, kur mbretëresha Elizabeth II mori fronin./21Media

Back to top button