Radman: Liberalizimi i vizave për Kosovën, hap i madh përpara

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, që nis më 1 janar 2024, është një hap i madh përpara për BE-në.

Ai tha se shpreson që deri në fund të vitit të bëhen hapa të rëndësishëm përpara ne raport me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Radman foli përpara nisjes së një takimi ministror të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi është ende një prioritet i BE-së, por për ta bërë një rrëfim suksesi duhet përmbushja e përkushtimeve, zbatimi I reformave të nevojshme dhe përputhja me vlerat dhe standardet e BE-së. Marërdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbesim thelbësore. Presim që të shohim përparim deri në fund të vitit apo në vitin e ardhshëm posacërisht kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bsonjë Hercëgovinën si dhe hapjen e kapitujeve të parë me Shqipërinë dhje me Maqedoninë e Veriut. Dhe gjithashtu liberalizimi i vizave i shumëpritur për qytetarët e Kosovës më 1 Janar 2024 është një hap i madh përpara”, tha ai./21Media

Back to top button