Mbi 1 mijë e 350 vetura me targat ilegale serbe regjistrohen në RKS

Prej 1 nëntori kur fillojë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë mbi 1,350 vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ndërkaq, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor./21Media

Back to top button