Radoniqi iu bën thirrje qytetarëve të votojnë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, pasi kreu obligimin e tij pëtr të votuar porositi qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Ai tha se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.
“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, ka thënë ai.
Radoniqi ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?