Ragmi Mustafa nga KKSH: Të lumtë Nefail, Lugina krenare me ju!
Mustafa ka uruar zgjedhjen e Maliqit në krye shoqatës së gazetarëve botëror në Gjenevë
Zgjedhja e gazetarit të mirënjohur, Nefail Maliqit, në krye të Shoqatës Ndërkombëtare që tubon mbi 200 gazetarë botëror në Gjenevë është mirëpritur jo vetëm nga kolege evropiane, por edhe nga radhët e autoriteteve shqiptare në Luginën e Preshevës. Pas urimit nga kyetari i Preshevës Sami Salihu, kanë vazhduar urimet tjera nga Bujanoci.
Kështu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa me seli në Bujanoc, Ragmi Mustafa ka përshëndetur dhe uruar zgjedhjen e Maliqit në krye të kësaj shoqate të gazetarëve botëror në Gjenevë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
“Vlerësojmë lartë angazhimet e gazetarit preshevar në Zvicër dhe kontributin për fushën e informimit dhe gazetarisë. Njëkohësisht përgëzojmë përzgjedhjen e tij në kuadër të Shoqatës prestigjioze të Gazetarëve ndërkombëtare dhe i urojmë punë të mbarë. Kjo tregon për potencialin e padiskutueshëm edhe në sferën gazetarisë të Luginës së Preshevës. Ai këto dy decenie te fundit nga selia e OKB-së ka bere shume ne sensibilizimin e çështjes kombëtare në përgjithësi ne arene ndërkombëtare, duke mos harruar këtu edhe Luginën e Preshevës. Te lumtë Nefail, Lugina krenare me ju!..”, thuhet në fund të urimit të kryetarit të KKSH-së Ragmi Mustafa dërguar gazetarit, Nefail Maliqit.
Urime të ngjashme gazetari Nefail Maliqi në Zvicër ka marr edhe nga Medvegja, respektivisht nga Muharrem Salihu, Leme Xhema, Rexhep Abazi etj.