Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit

Ragmi Mustafi ka konfirmuar se do jetë kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit.

“Karrierën time politike e kam fillu si shumë i ri, me ëndrrën e madhe, t’i shërbej shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Komunës së Bujanocit në veçanti! Besimin që më dha, fillimisht kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kryetarit Kuvendit Enver Ramadani, kryesia e antarësia e partisë me të cilën u rritëm të gjithë, që pas udhëheqjes më Këshillin Kombëtar Shqiptar të marrim #Bashkë udhëheqjen e Komunës së Bujanocit është ndër privilegjet më të mëdha të jetës sime, andaj FALEMINDERIT”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Ai tutje ka shkruar se është i bindur se fitorja e 2 qershorit do jetë e madhe.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Bujanocit, sfidat janë të shumta, problemet e mëdha me të cilat komuna jonë vazhdon të ballafaqohet. Ama, jam i bindur se bashkë e me përkushtim, do ngadhnjejmë, që fitorja jonë e 2 qershorit te jetë e madhe, e të fillojë një epokë e re, plotë zhvillim e angazhim në përmirësimin e situatës politike, sociale e ekonomike në Bujanoc”, ka shkruar tutje Mustafi.

Mustafi ka bërë thirrje për mobilizim masiv të shqiptarëve, duke thënë se deri më 2 qershor , cdo ditë do të jetë ditë zgjedhjesh./21Media

Back to top button