Rinia Demokratike me aksion para qeverisë, me valixhe në duar simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, rinia e Partisë Demokratike të Kosovës para qeverisë ka zhvilluar një aksion simbolik.

Në këtë aksion të rinjtë janë parë me valixhe në duar për të simbolizuar ikjen e profesionistëve.

Arbnora Salihu, kryetare e RDK-së tha se valixhet në duar janë një simbol i fuqishëm i zgjedhjes së hidhur që shumë qytetarë sipas saj janë të detyruar të marrin rrugën e emigrimit.

Ajo poashtu ka renditur disa kërkesa për këto kategori.

Disa nga kërkesat ishin siguria në vend të punës, mbulim gjithëpërfshirës sigurimesh, trajtim meritor në vendin e punës, vende të reja të punës, e të tjera.

Back to top button