Rahoveci pa noterë, bujqit s’po mund të aplikojnë për subvencione

Komuna e Rahovecit nuk ka asnjë zyrë të noterisë, e një gjë tillë kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka thënë se po ua pamundëson bujqve të përfundojnë aplikimin për subvencione.
“Deklarata nën betim që është kërkuar nga fermerët si kriter për aplikim, e që aktualisht bëhet përmes zyrës së noterisë në Prizren, ua pamundëson bujqve tanë të kryejnë shërbimet e tyre.Komuna e Rahovecit, tash e dy vite, nuk ka një zyre të noterisë, e për këtë nga Ministrja Haxhiu, nuk kemi marrë asnjë përgjigje konkrete edhe përkundër adresimit dhe insistimit tonë të vazhdueshëm si komunë, që sa më parë të gjindet një zgjidhje dhe Rahoveci të bëhet me NOTER.”, ka thënë Latifi.
Ai tutje ka deklaruar se janë nën presion nga bujqit e Rahovecit pasiqë po kërkojnë sqarim nga Komuna rreth kësaj çështje.
“Më lejoni t’ju informoj, se ne jemi duke pritur për t’u sqaruar në tërësi se cilat janë rrethanat lehtësuese për bujqit tanë, në të kundërtën do të insistojmë për një zgjidhje konkrete duke u lejuar atyre qasje për aplikim.Nuk mund të lejojmë që të aplikohen masa të paaplikueshme, në një komunë që është kryesisht bujqësore, që është krenaria e Republikës së Kosovës, që dikush të merr vendime pa u konsultuar, pa i marrë parasysh, shqetësimet, kërkesat dhe nevojat e bujqve.”, ka thënë Latifi.
Kryetari i Rahovecit po ashtu iu është drejtuar Ministres së Drejtëisë, Albulena Hahxiu dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci për një zjgidhje konkrete./21Media

Back to top button