Raka premtoi bursa për studentë dhe ndërtimin e shkollës së muzikës

Kandidati nga radhët e VV-së për kryetar të komunës së Kaçanikut, Jeton Raka sot në debatin për zgjedhjet lokale në RTV 21 ka shpalosur programin e tij për Kaçanikun.
Ai gjatë fjalimit ka premtuar se do të depotilizohen shkollat.
Raka ka theksuar se do të ketë bursa për studentë si dhe të ndërtohet shkolla e muzikës.

Në garë për kryetar të Kaçanikut janë pesë kandidatë: Kastriot Bushi garon si kandidat i pavarur, Lëvzizja Vetëvendosje garon me Jeton Rakën, Lidhja Demokratike e Kosovës garon me Shkëlqim Jakupin, Partia Demokratike e Kosovës me Besim Ilazin, cili deri tani ka udhëhequr me Kaçanikun në mandatin paraprak dhe Shukri Luta garon si kandidat i pavarur.
Në Kaçanik janë 32 mijë e 647 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit./21Media

Back to top button