Raka: Varianti “Delta” nuk pret, vaksinohuni!

Infektologu, Lul Raka u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19, pasi që sipas tij tani edhe variant “Delta” po paraqet rrezik të madh.
Raka në një intervistë për RTV21 u shpreh “Delta” 40 deri në 60 % ka përhapje më të shpejt dhe kushtet për përhapje janë më të favorshme.
“Elementi kryesor në këtë situatë është vaksinimi”, theksoi Raka.
Ai tutje shtoi se vaksinimi është diaga që këto raste të mos përkthehen në hospitalizim dhe vdekje.
“Kjo ka qenë arsyeja që kemi bë thirrje për vaksinim pasi që varianti “Delta” nuk pret”, tha Raka./21Media
Për ta parë videon kliko këtu.

Back to top button