Raketat ruse godasin infrastrukturën hekurudhore në Lviv

Forcat ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se një raketë ruse me bazë në det ka goditur objektivat e infrastrukturës jashtë qytetit perëndimor të Lviv gjatë natës.
Ata njoftuan se mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi tre raketa të tjera.
Guvernatori rajonal ka thënë se objektet hekurudhore ishin goditur.
Rusia ka shënjestruar qendrat e transportit dhe depot e karburantit rreth Lviv, në një përpjekje të dukshme për të penguar dërgesat e armëve nga vendet në perëndim.
Ditë më parë, një sulm raketor goditi infrastrukturën ushtarake në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
Komanda Ajrore Rajonale “Perëndim” e Forcave Ajrore të Ukrainës ka thënë në një postim në rrjetet sociale se disa raketa u lëshuan nga Deti i Zi në rajonin e Lviv./21Media

Back to top button