Raketat shkatërrojnë kompleksin sportiv në Kharkiv

Një sulm raketor rus gjatë natës shkatërroi një kompleks sportiv në Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, thotë guvernatori i qytetit.
Oleh Synehubov postoi foto të kompleksit të rrënuar Lokomotiv, në Telegram, transmeton rtv21.tv.
Nuk u raportua për viktima nga sulmi i raportuar i raketave S-300. Ukraina thotë se Rusia po gjuan raketa tokë-ajër S-300 në objektivat tokësore. Kharkiv, në veri-lindje, ka pësuar dëme të mëdha në infrastrukturën e tij nga bombardimet ruse.
Medalistët olimpikë ishin midis atletëve që stërvitën në kompleks, ku u shkatërruan një pishinë dhe një qendër boksi./21Media

Back to top button