Rakiq- Kurtit: Mos na fol në gjuhën serbe

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka falënderuar serbët lokalë për vendosjen e barrikadave në veri, teksa ka pasur edhe një porosi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai në një konferencë për media me drejtorin e së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën falënderoi të gjithë ata që ishin në barrikada dhe tha se treguan se duan të qëndrojnë në vatrat e tyre.
Ai ka pasur edhe një mesazh për Kurtin – “të mos iu drejtohen serbëve në Kosovë serbisht, sepse mesazhi është i qartë, le të flasë në gjuhën e tij amtare”.
“Unë i them atij se serbët duan asociacionin”, tha Rakiq.
Ai theksoi se zgjidhja e vetme është dialogu./21Media

Back to top button