​Rama: 2023 qoftë vit i paqes dhe dashurisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar vitin e ri, me lutjen për paqen dhe dashurinë.
Rama në urimin e tij tha se gjatë këtij viti ka bërë aq sa ka mundur dhe poqëse do të kishte mundësi të bëj më shumë, atë do ta bënte.
“Ky ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, si inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Evropën. Kemi pasur edhe ditë të mira, në mes tyre edhe ditë historike si finalja e parë evropiane në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së, jashtë kufijve të BE-së, pa harruar momentin kulmor të shumëpritur, çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian“, tha ai, duke shtuar se për punën dhe progresin nuk dëshiron të marrë asnjë minutë nga mbrëmja e sotme, pasi minutën tjetër e shfrytëzoi për ta lexuar një tekst të vjetër.
“Qoftë viti i ri një kohë për paqe, për dashuri dhe për plot të qeshura për ju, familjen dhe miqtë e të afërmit tuaj“, tha ai.

Back to top button