AGK: 2022-ta ishte vit sfidues për gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë (AGK), ka thënë se falë raportimeve nga secili vend, qytetarët janë informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet.
AGK është shprehur mirënjohës ndaj të gjithë gazetarëve, foto-reporterëve e kameramanëve për punën e bërë përgjatë vitit 2022.
“Falë raportimeve tuaja nga secili kënd i Republikës së Kosovës, qytetarët janë informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet nga greva, protesta e barrikadat, deri tek ngjarje që sollën ndjenjë kolektive gëzimi”, thuhet në deklaratën për media.
Tutje bëhet e ditur se 2022-ta ka qenë një vit veçanërisht sfidues për sigurinë e gazetarëve, kameramanëve e foto-reporterëve, me mbi 30 raste të evidentuara sulmesh të formave të ndryshme./21Media

Back to top button