Rama: Administrata është kthyer në një tepsi

Rama ka thënë se “edhe 20 ditë na ndajnë nga vendimarrja historike”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në “Komunikimin e Javës” se, “edhe 20 ditë na ndajnë nga vendimarrja historike për të vendosur me votë se kë do të merrni në punë për të drejtuar vendin drejt të ardhmes”.

Rama tha se shqiptarët me të drejtë ankohen për punësimet në zyrat e shtetit pasi vendet i kanë zënë njerëz pa formim arsimor.

“A do t’i hyjmë në fund reformës së administratës se shtetit? Apo do vazhdojmë kapjen shtetit nga partitë. Këtë e keni në dorë ju që qaheni me të drejtë për administratën. Vetëm ju mund ta shpëtoni. Kemi bërë përpjekje serioze për të bërë shtet. Edhe 20 ditë kemi. Administrata është kthyer në një tepsi që ndahet në disa pjesë nga parti koalicionesh. Duhet të luftojmë me votë, për t’i dhënë fund shtetit-tepsi”. tha shefi i qeverisë.

“Unë jam gati ta udhëheqë këtë betejë nëse ju do e përdorni votën e 25 qershorit për shtetin. Mos na lini në duart e partive të tjera. Dhe mos dëgjoni për komplot kundër LSI dhe plane për qeverisjen me PD-në. Pjesën e parë bëmë shumë dhe pjesën e dytë bëmë më shumë. Nuk duam më që në administratën e ardhshme të ndajmë sërish”, tha Rama.

Back to top button