Rama apel studentëve: Po rrezikoni të humbisni vitin akademik

“Duhet të sigurojmë kushtet e godinave që janë dhe e dyta të fillojë godina të reja. Që do të ndërtohen te kampusi i qytet studentit.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u kërkoi studenteve t’i rikthehen sa më parë auditorëve pasi rrezikojnë të humbasin vitin akademik. Paralajmërimin shefi i qeverisë e bëri gjatë takimit me të rinjtë në konviktet e Universitetit të Mjekësisë, ku shoqërohej nga kryebashkiaku i Tiranës dhe ministrja e shëndetësisë.

“Tani kaq të drejta i keni marrë nga qeveria, ça jeni ju pula jeni. Do ju digjet viti se e kam dëgjuar edhe teorinë që do shtyhet viti do rrinë studentet mullar te dera, ata te tjerët që do vinë s’do ketë vende dhe do nisi një jete e re. Nëse do kishit dale ne proteste para dy vitesh do ju thoja te drejte keni por nuk behet. Sot e kemi mundësinë”, tha Rama.

Pasi dëgjoi ankesat e studentëve për kushtet ne konvikte, kryeministri përsëriti angazhimin për rikonstruksionin e tyre dhe ndërtimin e kampusit universitar, ndërsa nuk la pa akuzuar zbatuesit e oborreve të godinave.

“Ne nuk po bëjmë mrekullia. Patjetër që 4 veta në një dhomë janë shumë, edhe dushet i pashe që po rikonstruktohen, shume ok, por ne sidoqoftë me një tualet në kat e ku di unë janë standarde, kjo godinë është ndërtuar në 55. E para është që duhet të sigurojmë kushtet e godinave që janë dhe e dyta të fillojë godina të reja. Që do të ndërtohen te kampusi i qytet studentit. Pse nuk është bërë më para? Ja ku e keni atë kafen te oborri i konviktit, më parë ka qenë mensa juaj, tani është lokali i një ministri, vëllai i ministrit, a ku di unë. Ne po mundohem ti prishim kontratat. Ky është vetëm një rast ndërsa në qytet studenti janë shumë”, u shpreh Rama.

Duke iu drejtuar të rinjve që pengojnë vijimin e procesit mësimor në fakultete dhe pedagogëve që kanë paralajmëruar grevë, Rama tha se po abuzohet në emër te autonomisë së universiteteve.

“Autonomia nuk është vetëm më bjer leket ti mua por edhe për të treguar se çfarë bën ti me leket. Nuk është as të bllokosh mësimin ti për shkak të një pakice dhe shumica të vijë te unë dhe te thotë na liro rrugën. Pse nuk hynë dot policia në universitet? Sepse është autonomia që e ndalon atë. Titullari duhet te jete që të thotë na sillni policinë se dikush po na pengon mësimin. A e dini se pse behet konflikti mes dekanit dhe bordeve? Për tenderat, për rojet, paguajmë një mal me leke. Janë roje te panevojshme, te padobishme dhe marrin një mal me para. Universitetet duhet te kenë rojet e tyre”, shtoi kryeministri shqiptar.

Gjatë bashkëbisedimit me te rinjtë lideri i mazhorances nuk i kurseu batutat me kryebashkiakun, Erion Veliajn.

“Lali do ta ketë parasysh që interneti te shkoje ne çdo cep se ka edhe lali hallin e tij për foto kur mbjell peme qe fotot ti shkojnë ne çdo cep.”, shtoi më tutje Rama, raporton vizionplus.

Back to top button