Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përsëri për protestën e sotme në Hagë  në mbështetje të të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se sot pranë Gjykatës Speciale u kërkua asgjë tjetër përveç drejtësisë.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, ka shkruar Rama. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button