Rama: Basha e Berisha ishin gati të sakrifikonin njerëz për ‘kështjellën’

Kryeministri Edi Rama tha se protesta e ditës së djeshme mund të kishte degjeneruar deri në gjakderdhje.
Në një komunikim me qytetarët, Rama dhe se Lulzim Basha dhe Sali Berisha ishin gati të sakrifikonin njerëz.
“Dje ajo shfaqje mesjetare në mes të Tiranës, me një palë brenda të karikuar me një sistem fortifikimi, dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiçë, shkallë, varre, mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje, në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët, por edhe për shoqërinë tonë. Si njëri, dhe tjetri, të dyja kufomat politike që e kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm për marrjen e kështjellës me gjakun e demokratëve. Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz për të mbajtur kështjellë”, ka thënë Rama./oranews

Back to top button