Rama-Bashës: Mos fol në emër të SHBA-ve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur të mërkurën kreut të PD, Lulzim Basha nëpërmjet Twitter-it

Rama i ka shkruar Bashës duke thënë që të mos flasë në emër të SHBA-së, t’i lërë letrat publike dhe të fokusohet tek oferta që ka në tryezë.

“@lulzimbasha_al mos fol në emër të SHBA se flasin vetë! Lëri letrat publike, mos u fshih pas McAllister, fokusohu tek oferta që ke në tryezë”, shkruan Rama.

Përgjigjja e kryeministrit Rama vjen pas letrës publike që Basha i dërgoi më herët, ku i bënte thirrje të pranonte paketën e propozuar nga ndihmës zëvendës-sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Back to top button