Rama bën publik emrin e kandidatit për president të Shqipërisë

Barjam Begaj do të jetë kandidatura e mbështetur nga socialistët për president republike në Kuvend ditën e nesërme.
Ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që e ka bërë publik emrin pas mbledhjes së kryesisë së PS-së ditën e sotme ku janë filtruar kandidaturat
“Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe. Është përjashtuar blloku i kandidaturat nga grupi parlamentar. Është hequr edhe blloku i kandidaturave, or që i përkasin PS-së dhe kanë pasur aktivitet politik në PS, sepse e kemi thënë edhe më parë një gjë të tillë. Ne duhet t’i japim vendit një presidenti që nuk ka një karrierë në PS, por rrezaton qytetari dhe normalitet që kanë nevojë qytetarët. Blloku i tretë ka pasur 26 kandidatura dhe që janë shoshitur në një numër të caktuar xhiros në diskutim. Për të arritur në konkluzioni që do të mbështesim Bajram Begen”, ka thënë ai.
Emri i Begajt u arrit pas një mledhjeje në selinë rozë që zgjati rreth dy orë./oranews

Back to top button