Rama bisedoi me presidentin Trump

Rama ka shkruar se sot në Bruksel vijon takimi me krerët e shteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në prani të Kongresmenit amerikan Matt Gaetz. Ky i fundit përmes një letre zyrtare ka dhënë detaje rreth këtij takimi duke e vlerësuar kryeministrin shqiptar si një lidership të madh që po e afron vendin drejt BE-së.

“Jam i lumtur për takimin mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. SHBA-të kanë gjetur një aleat të fortë tek Shqipëria në luftën kundër ISIS. Pas vizitës në Shqipëri muajin e kaluar, dua të përgëzoj kryeministrin Rama për reformat që qeveria e tij ka ndërmarrë. Reforma në drejtësi, mbetet një nga arritjet kyçe të qeverisë Rama, sepse ndihmon popullin shqiptar dhe të gjithë rajonin. Kryeministri Rama ka treguar një lidership të madh në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe drejtimin e vendit më afër Bashkimit Europian”, shkruhet në letrën e kongresmenit amerikan.

Në këtë takim mes kryeministrit Rama dhe presidentit amerikan, Donald Trump ka pasur një bisedë të shkurtër e cila është përqëndruar në aleancën strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Reformës në Drejtësi dhe luftës së përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Back to top button