Hoti flet për demarkacionin, asociacionin dhe dialogun me Serbinë

Hoti thotë se nësë bëhet kryeministër dialogut do i prijë vet

Kandidati për kryeminstër nga koalicioni LDK- AKR- Alternativa, Abdullah Hotit ka deklaruar se ky koalicion do të merret drejtpërdrejt me demarkacinin asociacionin dhe dialogun me Serbinë. Ai ka shtuar se koalicioni do të kryejë punë me gjitha çështjet madhore të vendit. Por sipas tij më e rëndësishme është jeta e përditshme e qytetarit.

Hoti në Click në RTV21,  ka thënë se tek demarkacioni do ta përfshijë gjithë spektrin politik. Për asociacionin ka shtuar se çfarë do asociacioni nuk do të ketë kompetencë ekzekutive, por do jetë poltësisht në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit.

Sa i përket bisedave me Serbinë,  Hoti ka potencuar se duhet të ndërrohet çasja e dialogut sepse sipas tij ëhtë humbur shumë kohë duke u biseduar. Ai ka theksuar se do të kërkohen afatet shumë më strikte./21Media

 

Back to top button