Rama: Çfarë lëndimi e trishtimi, solidaritet me popullin e Libanit

 

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrutin dhe shkaktoi viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ngushëlloi popullin e Libanit.

“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”, shkroi Rama në facebook.

Një depo që dyshohet se strehonte lëndë plasëse mori zjarr dhe më pas shpërtheu dhe lëshoi një valë goditëse që shkatërroi qindra ndërtesa. Deri më tani mediat e huaja raportojnë rreth 50 viktima dhe mbi 2700 të plagosur si pasojë e shpërthimit të fuqishëm.

Back to top button