Rama dënon sulmin ndaj EULEX-it dhe Policisë: BE-ja të thërrasë tryezë dialogu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e fundit në veri të vendit.
Rama ka thënë se sulmet mbi EULEX-in janë të dënusheme, ashtu si çdo akt dhune ndaj Policisë së Kosovës.
Kryeministri shqiptar u shpreh se “rishfaqja e barrikadave bie ndesh me frymën e dialogut”.
“Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!”, ka thënë Rama.
Rama tha se shtyrja e zgjedhjeve në komunat veriore nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani “është sinjal kuptimplotë”. Ai u shpreh se edhe Beogradi duhet të përgjigjet në të njëjtën frymë.
“Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese! Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor. BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut”, ka shkruar Rama./21Media