Rama dhe kryeministri holandez e “teprojnë” me mirësjellje në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në samitin Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë.
Afër godinës ku do të mbahej samiti, Rama është shfaqur duke ecur me homologun e tij holandez, Mark Rutte.
Aty ndodhi një moment qesharak mes dy kryeministrave.
As Rama e as Rutte nuk pranojnë që të hyjnë të parët brenda godinës, kjo në shenjë respekti për njëri tjetrin.
Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizim të vizave për qytetarët kosovarë.

Back to top button