Rama do ta donte Thaçin për president të përbashkët Kosovë-Shqipëri
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se PS do ta kishte votuar Hashim Thaçin si një president të përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Ai bëri me dije se një gjë e tillë nuk është e mundur pasi Thaçi nuk është i lirë në bashkësinë shqiptare, pasi po zhvillohet një proces gjyqësor.
“Ne do të kishim votuar Hashim Thaçin si një president të përbashkët dhe do të kishte qenë një president i shkëlqyer për të dyja vendet. Do ta kishim votuar me bindjen dhe kënaqësinë më të madhe, por ai nuk është i lirë në bashkësinë shqiptare, pasi po zhvillohet një proces që mos ta them se çfarë procesi është”, tha ai./oranews
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?